Hamasi thotë se nuk ka marrë propozimin e armëpushimit nga SHBA-ja, raporton BBC.
Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha mediumit se grupi nuk ka marrë asnjë iniciativë armëpushimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump përmes ndërmjetësve.
Zyrtari tha se Hamasi mbetet i hapur për të studiuar çdo propozim që mund t’i japë fund luftës në Gaza, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të mbrojë interesat palestineze dhe të sigurojë një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza.
