Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi në Serbi, Dragan Gjilas, reagoi në rrjetet sociale ndaj një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me njerëzit që bllokonin rrugët, duke e quajtur njërin prej tyre “idiot”.
Vuçiq e quajti një burrë që bllokoi trafikun në shenjë proteste duke kaluar vazhdimisht një vendkalim për këmbësorë, “idiot”, transmeton Telegrafi.
“Imagjinoni një fëmijë që ju pyet: ‘Çfarë bëre sot, babi?’ Hej, unë kalova të njëjtën rrugë në një vendkalim për këmbësorë 400 herë. Imagjinoni çfarë idioti duhet të jeni për ta bërë këtë”, tha Vuçiq.
