Dy turiste gra janë vrarë nga një elefant të enjten gjatë një safari në Parkun Kombëtar South Luangwa në Zambi, ka njoftuar policia.
Komisioneri i Policisë së Provincës Lindore, Robertson Mweemba, konfirmoi se viktimat ishin 68-vjeçarja Easton Janet Taylor nga Mbretëria e Bashkuar dhe 67-vjeçarja Alison Jean Taylor nga Zelanda e Re. Ato u sulmuan nga një elefant femër, e cila po kalonte në afërsi të tyre, së bashku me këlyshin e saj.
Sipas policisë, guidat që shoqëronin grupin përpiqeshin të ndalonin elefantin duke qëlluar me armë. Elefanti u plagos nga të shtënat, por ende vazhdoi sulmin, duke çuar në vdekjen e menjëhershme të dy turisteve.