Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Edhe evropianët dalin me propozim për paqen në Ukrainë, ja çfarë parashikon

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 18:45
Edhe evropianët dalin me propozim për paqen në Ukrainë, ja çfarë parashikon

Një kundërpropozim për paqe për Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë po hartohet nga evropianët, sipas Reuters, në një përpjekje për të krijuar një kornizë më të ekuilibruar për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Plani fillestar SHBA-Rusi, i cili përfshinte 28 pika, kishte shkaktuar reagime të forta pasi u konsiderua shumë i ashpër për Kievin, duke parashikuar, ndër të tjera, lëshimin e territorit dhe një reduktim drastik të forcave të armatosura ukrainase.

Kundërpropozimi europian, sipas një dokumenti të cituar nga Reuters, modifikon pikat kryesore të planit origjinal dhe parashikon siç vijon më poshtw:

Një limit maksimal prej 800,000 ushtarësh për ushtrinë ukrainase në kohë paqeje, në vend të limitit amerikan prej 600,000.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë anëtarëve të Aleancës, i cili, siç u tha, “aktualisht nuk ekziston”.

NATO nuk do të mbajë forca të përhershme nën komandën e saj në territorin ukrainas në kohë paqeje.

Ukraina do të kompensohet financiarisht, kryesisht përmes aseteve ruse që do të mbeten të ngrira derisa Moska të paguajë dëmshpërblime për dëmet e luftës.

Kievi do të zotohet të mos i rimarrë territoret e pushtuara me mjete ushtarake.

Negociatat për shkëmbimet territoriale do të fillojnë në të ashtuquajturën “vijë kontakti”.

Ukraina do të mbajë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje.

Së fundmi, Ukraina do të marrë garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara, ekuivalente me ato të parashikuara në Nenin 5 të NATO-s, pra mbrojtje e përbashkët në rast të një sulmi

EvropaRusiaSHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 20:20Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 17:43Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje
  • 16:44CNN: Të paktën 213 të vdekur nga tërmeti në Kolumbi