Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

E rëndë në Angli: Gjenden të pajetë dy të rinj që ishin zhdukur prej 11 ditësh

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 16:35
E rëndë në Angli: Gjenden të pajetë dy të rinj që ishin zhdukur prej 11 ditësh

Dy të rinj, të cilët ishin raportuar të zhdukur prej 11 ditësh, janë gjetur të pajetë brenda një makine të aksidentuar, e cila kishte mbetur e fshehur nën bimësi të dendur pranë zonës Newton-with-Clifton, në Lancashire të Anglisë.

Viktimat janë identifikuar si William Hutchinson, 31 vjeç, dhe Stuart Tallis, 27 vjeç. Trupat e tyre u zbuluan të premten, pak pas mesditës, brenda një automjeti tip Peugeot me ngjyrë blu, që kishte dalë nga rruga në korsinë perëndimore të autostradës A584, shkruan The Sun

Sipas policisë së Lancashire, automjeti kishte mbetur i fshehur nga shikimi për shkak të bimësisë së dendur, çka bëri që të mos vihej re për më shumë se një javë.

William Hutchinson ishte parë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 24 qershorit, pasi ishte larguar nga një banesë në Hull Street, në Preston, me të njëjtën makinë që u gjet në vendngjarje.

Ndërkohë, Stuart Tallis ishte parë për herë të fundit po atë ditë, rreth orës 01:30, në zonën Fishwick View. Zhdukja e tij u raportua zyrtarisht tre ditë më vonë.

Hetimet e policisë çuan në përfundimin se dy të rinjtë ndodheshin së bashku në momentin e zhdukjes së tyre.

Autoritetet kanë bërë të ditur se, bazuar në hetimet paraprake, dyshohet se makina doli nga rruga rreth orës 05:30 të mëngjesit të 24 qershorit, duke përfunduar në një zonë të mbuluar me shkurre dhe bimësi, ku mbeti e padukshme deri në momentin e zbulimit.

Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Angli

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:36Tajlandë: Adoleshenti vret gjyshërit, 6 persona në shkollë dhe veten
  • 10:19Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen
  • 09:40Kroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës
  • 23:04Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi
  • 22:50Kokaina në Frakull të Shqipërisë, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vjet burg