Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

E rëndë: Arrestohet nëna 32-vjeçare në Gjermani, dyshohet për vrasjen e foshnjës 3-muajshe

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 16:16
E rëndë: Arrestohet nëna 32-vjeçare në Gjermani, dyshohet për vrasjen e foshnjës 3-muajshe

Sipas policisë, 32-vjeçarja Dijana L . kishte raportuar më 18 qershor se foshnja e saj ishte rrëmbyer. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes, trupi i pajetë i djalit u gjet në një përrua, rreth 500 metra larg banesës së tyre, raporton Bild .

Pas hetimeve dhe rezultateve të reja të ekspertizës mjeko-ligjore, prokuroria ka forcuar dyshimet ndaj nënës. Fillimisht, hetuesit dyshonin se ajo kishte sajuar historinë e rrëmbimit dhe kishte braktisur foshnjën. Tashmë, ndaj saj është lëshuar urdhër arresti nën dyshimin për vrasje.

Sipas mediave gjermane, foshnja, i identifikuar si Adriani, kishte lindur para kohe. Raportohet se nëna kishte kuptuar se ishte shtatzënë vetëm në muajin e pestë. Ajo jetonte në një apartament të vogël dhe me kushte të vështira, ndërsa fqinjët kanë përshkruar konflikte të shpeshta dhe zhurmë të vazhdueshme në banesë.

Hetimet për rrethanat e plota të vdekjes së foshnjës vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin më shumë detaje në ditët në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar