Presidenti sllovak Peter Pellegrini zbulon në avion revolverin, dhuratë nga Erdogan

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, ka bërë publik revolverin që mori si dhuratë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Arma, një Gümüşay .357 Magnum e prodhuar në Turqi, ishte vendosur në një kuti druri me flamurin turk dhe logon e NATO-s. Mbi revolver ishte gdhendur emri i Pellegrinit, ndërsa dhurata përfshinte edhe municion. E njëjta dhuratë iu dha të gjithë liderëve pjesëmarrës në samit.