Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Budapesti ofrohet si vend pritës për një takim Putin-Zelensky

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 19:03
Budapesti ofrohet si vend pritës për një takim Putin-Zelensky

Qeveria hungareze ka deklaruar zyrtarisht se është e gatshme të presë një samit paqeje mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin, duke garantuar “kushte të drejta dhe të sigurta” për një takim të tillë.

“Nëse kanë nevojë për ne, jemi këtu në dispozicionin e tyre”, tha ministri i Jashtëm, Péter Szijjártó, duke shtuar se Budapesti do të ofronte kushte të përshtatshme dhe të sigurta për negociata.

Ai kujtoi se Hungaria ishte ofruar edhe në vitin 2022 për të pritur një takim të ngjashëm, duke theksuar se “me një orë njoftim, liderët mund të vijnë në Hungari për të negociuar”.

Szijjártó nënvizoi se Hungaria është “i vetmi vend perëndimor” që ruan marrëdhënie “korrekte” dhe “të bazuara në respekt reciprok” si me Uashingtonin, ashtu edhe me Moskën.

Kryeministri Viktor Orbán shihet si udhëheqësi i BE-së më pranë Putinit dhe njëkohësisht ndër ata me marrëdhënie më të mira edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në ditët e fundit, disa qytete si Gjeneva, Roma, Vjena dhe Stambolli janë përmendur si opsione për një takim të mundshëm mes dy liderëve, por Budapesti shfaqet si alternativë pasi Hungaria ka formalizuar daljen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ka lëshuar një urdhër arresti për Putinin.

Megjithatë, marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Ukrainës mbeten të tensionuara: Kievi e akuzon Budapestin për mbështetje ndaj interesave ruse, ndërsa qeveria hungareze akuzon Ukrainën se kufizon të drejtat e minoriteteve etnike, përfshirë rreth 150 mijë hungarezë që jetojnë atje.

Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk është shprehur kundër Budapestit si vend pritës, duke e cilësuar këtë si një “besëtytni historike”.

Në kryeqytetin hungarez u nënshkrua në vitin 1994 Memorandumi i Budapestit, me të cilin Ukraina hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në këmbim të garancive për siguri, integritet territorial dhe sovranitet nga Rusia, SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Marrëveshje të cilat u shkelën nga Moska me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe me pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:04Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi
  • 22:50Kokaina në Frakull të Shqipërisë, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vjet burg
  • 20:53Senati amerikan i jep dritën jeshile Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, pritet vetëm fjala e Trumpit
  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 18:26Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë