Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Ambasadori i SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB: Nuk ka luftë në Venezuelë, Trump i dha një shans diplomacisë, por Maduro refuzoi

GD
Gazeta Demos5 janar 2026 në 20:02
Ambasadori i SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB: Nuk ka luftë në Venezuelë, Trump i dha një shans diplomacisë, por Maduro refuzoi

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, iu drejtua sot Këshillit të Sigurimit, duke thënë se nuk ka luftë në Venezuelë pas sulmeve në shkallë të gjerë në vend dhe kapjes dhe arrestimi të presidentit Nicolas Maduro dhe zonjës së parë.

“Ne nuk po pushtojmë një vend. Ky ishte një operacion i zbatimit të ligjit në mbështetje të aktakuzave të ligjshme që kanë ekzistuar për dekada të tëra”, shtoi Waltz, duke pretenduar se ekziston precedent për këtë lloj veprimi pasi SHBA-të kapën ish-udhëheqësin e Panamasë, Manuel Noriega, në vitin 1989.

“Një veprim i ngjashëm u ndërmor në vitin 1989 kundër Manuel Noriegës. Ai u arrestua, u padit, u dënua në gjykatë dhe vuajti një dënim me burg në Shtetet e Bashkuara dhe Panama”, shpjegoi ai.

Waltz tha se provat dërrmuese të krimeve të Maduros do të “paraqiten hapur në procedurat gjyqësore të SHBA-së”.

“Maduro nuk është vetëm një trafikant droge i akuzuar. Ai ishte një i ashtuquajtur president i paligjshëm. Dua të përsëris se Presidenti Trump i dha një shans diplomacisë. Ai i ofroi Maduros disa oferta, të cilat ai u përpoq t’i ulte tensionet. Maduro refuzoi t’i pranonte.”, shtoi ambasadori.

Sipas tij, dhjetëra vende nuk e njohin si president dhe se zgjedhjet ishin farsë.

“Më shumë se 50 vende dhe organizata nuk e njohin Maduron si udhëheqësin e zgjedhur të vendit. Zgjedhjet ishin një farsë dhe Maduro nuk është Presidenti i vendit”, tha ambasadori

Kujtojmë që presidenti i rrëzuar akuzohet për komplot droge-terrorizëm, komplot importimi kokaine dhe trafik armësh./Panorama.al

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën
  • 17:13Greqia “në luftë” me zjarret, digjen 150 shtëpi në Atikë
  • 16:08Sulmet e Houthive vijnë pasi Arabia Saudite nënshkroi pakt mbrojtjeje me Pakistanin e Turqinë
  • 14:20Izraeli refuzon planin e SHBA-së për Gazën, Netanyahu: Hamasi duhet të çarmatoset tërësisht