Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

A do të kandidojë JD Vance për president në vitin 2028?

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 21:44
A do të kandidojë JD Vance për president në vitin 2028?

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2028.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Michigan të transmetuar nga rrjeti CBS News, Vance, i cili konsiderohet gjerësisht si pasardhësi kryesor politik i Donald Trumpit brenda Partisë Republikane, u pyet nëse ekziston mundësia që ai të mos garojë.

Sigurisht që ekziston një mundësi e tillë. Mënyra se si i marr vendimet e mëdha në jetë — dhe këtë mund t'jua thotë edhe bashkëshortja ime — është se unë prirem t'i shtyj gjërat. E urrej të mendoj për këtë herët, por do të më duhet ta shqyrtoj seriozisht", deklaroi Vance

Numri dy i administratës amerikane vuri në dukje se bashkë me bashkëshorten e tij, Usha Vance, kanë katër fëmijë të vegjël, duke theksuar se Zonja e Dytë "asnjëherë nuk e ka dashur politikën", ndonëse e vlerëson shërbimin publik.

Ndonëse Trump e ka cilësuar publikisht si pasardhësin më të mundshëm në krye të lëvizjes republikane, Vance theksoi se për momentin fokusi kryesor i administratës mbetet menaxhimi i ekonomisë, çmimet e energjisë dhe situata e tensionuar me Iranin.

vancekandidojëpresident

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:28Hidhet gaz lotsjellës në një klub nate në Bosnjë, 38 të lënduar
  • 20:51Makina të djegura dhe xhama të thyer në rrugët e Parisit, pasi protestat u shndërruan në trazira dhe plaçkitje
  • 18:09Franca po digjet, Trump: Mbyllni kufijtë dhe merrni kontrollin
  • 16:42Qindra qytetarë në protesta në Itali kundër çmimeve të larta
  • 10:44Përleshje të dhunshme, plaçkitje dhe ndërtesa në flakë në Francë, mbi 1.000 të arrestuar pas protestave