Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

58 mijë viktima që nga nisja e luftës, Merz kritikon Izraelin: Qasja ndaj Gazës është e “papranueshme”

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 16:00
58 mijë viktima që nga nisja e luftës, Merz kritikon Izraelin: Qasja ndaj Gazës është e “papranueshme”

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Izraelin, duke thënë se mënyra si po vepron në Rripin e Gazës “nuk është më e pranueshme”.

Gjatë një konference të zakonshme verore për shtyp, DW raporton se Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e shkatërruar nga lufta, ku sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza numri i të vrarëve këtë javë kaloi 58 mijë.

Merz gjithashtu ka kërkuar më shumë ndihmë humanitare për banorët e Gazës, duke kritikuar vendimin e Izraelit për të dëbuar të gjitha programet ndërkombëtare të ndihmës dhe për t’i zëvendësuar me Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF), të drejtuar nga SHBA dhe mbështetur nga Izraeli.

Kritikët e kanë cilësuar këtë iniciativë një “kurth cinik për të dëshpëruarit që kërkojnë ushqim”. Raportohet poashtu se Merz ka treguar që ai është në kontakt të rregullt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ka ofruar rritje të ndihmës gjermane për Gazën. “Po, Izraeli nuk do të ekzistonte nëse nuk do të mbrohej. Por ne gjithashtu e shohim vuajtjen e popullit palestinez dhe po përpiqemi të ofrojmë sa më shumë ndihmë humanitare,” ka thënë Merz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:35Të diplomuarit në universitetet zvicerane po përballen me vështirësi më të mëdha për të gjetur punë
  • 22:11Trump: Putini nuk do të sulmojë territorin e një vendi anëtar të NATO-s
  • 19:38Dy të vdekur pas sulmit në një shkollë në Gjermani, 19-vjeçari dyshohet se vrau ish-të dashurën
  • 15:57Reuters: SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
  • 18:52Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit