Lajme

Musliu e akuzon Kurtin e Mihailin për përçarje: Po provokojnë duke folur kundër UÇK-së, dëshirojnë ta largojnë vëmendjen nga dështimet e korrupsioni

Ganiimete Musliu nga PDK ka akuzuar Albin Kurtin e Dejona Mihailin për përçarje e provokim emocional me gjuhën e tyre kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se ky provokim po bëhet me qëlllim të largimit të vëmendjes nga dështimet, korrupsioni dhe keqëqeverisja.

“Gjuha e Albin Kurtit, Dejona Aleksander Mihailit dhe VV-se ne pergjithesi kundër pjesëtarëve të UÇK-së ka vetëm një qëllim: provokimin emocional dhe largimin e vëmendjes nga dështimet, korrupsioni dhe keqëqeverisja. Kur mungojnë rezultatet, fillojnë sulmet ndaj historisë sonë më të lavdishme. Kur nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve, tentojnë të përçajnë popullin duke prekur plagët dhe krenarinë kombëtare”.

Nuk duhet të biem në këtë kurth. Nuk duhet të lejojmë që debatet e sajuara të na largojnë nga problemet reale me të cilat përballet vendi çdo ditë: varfëria, ikja e të rinjve, stagnimi ekonomik dhe mungesa e perspektivës. UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare dhe nuk mund të përdoret si mjet për manipulime politike”, tha Musliu

.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button