Lajme

Ganimete Musliu: Salih Zyba e Enver Dugolli iu kanë bërë presion mjekëve për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe zyrtarja e PDK’së, Ganimete Musliu, në një intervistë në FRONTAL ka thënë se dy ish-deptuetët e LVV-së, Salih Zyba e Enver Dugolli, kanë bërë presion tek stafi mjekësor në Mitrovicë, për të shkruar raport të rrejshëm mjekësor për lëndimet e Hysni Mehanit.

Musliu ka deklaruar se i vjen keq që mjekët janë përballur me një presion të tillë.

“Deputetët kanë bërë presion te stafi mjekësor, për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit. Salih Zyba dhe Enver Dugolli. Ju kanë bërë presion. Më vjen keq për mjekët që kanë qenë tërë ditën në presion”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button