Lajme

Një pjesë e Lushtës dhe Shipolit mbeten përkohësisht pa ujë për shkak të një defekti në rrjet

Një pjesë e fshatit Lushtë dhe një pjesë e lagjes pranë Fabrikës së Ujit në Shipol kanë mbetur përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e pëlcitjes së një gypi në rrugën “Ujësjellësi”, në fshatin Lushtë, shkruan Mitropol.

Sipas njoftimit të KRU “Mitrovica” Sh.A., ekipet do të fillojnë punimet për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme, menjëherë pas përfundimit të punimeve.

KRU “Mitrovica” Sh.A. ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e prekur dhe ka kërkuar ndjesë për shqetësimin e shkaktuar.

Back to top button