Lajme
Motoçikleta godet tre këmbësorë te “Bill Clintoni” në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, me çrast janë lënduar tre persona.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai për redaksinë.