Lajme

Aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku mes dy automjeteve njoftohet se ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, teksa kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘’Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë  dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button