Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ministri Çeku: Nuk ka të bëj fare me detyrën time arrestimi i Agim Ademit

    29/03/2023 21:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    I ftuar sonte në emisionin Pressing në Televizionin T7 është Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    Ndër tjera, Çeku foli edhe për rastin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit dhe për procesin e licencimit të kësaj federate.

    Ai tha se rasti i Ademit nuk ka të bëjë me të, teksa shteti duhet të ketë një aktgjykim të formës së prerë për t’i thënë që nuk mund të vazhdosh në këtë pozitë udhëheqëse.Kujtojmë se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është në arrest shtëpiak për 30 ditë, mes dyshimeve për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së dhe shmangies së tatimit. 

    “Nuk ka të bëj fare me detyrën time arrestimi i Agim Ademit, është cështje e gjyqësisë.

    Një aktakuzë që kishte Ademi një kohë të gjatë u shpall e mbyllur, ra si aktakuzë.

    Sapo mbaroi ajo histori u hap një tjetër. 48 orë dallim. Çështja e Agim Ademit dhe pika ku lidhet me Ministrinë e Sportit është licencimi i FFK-së.

    Me udhëzimin tonë të ri administrativ ku kemi vendosur standarde më të lartaNe kemi pasur komunikim me FIFA-n dhe UEFA-n për rastin që u mbyll tani.

    FFK-ja e kamiratuar një statut të ri. Licencimi nuk është vetëm për federatën, por edhe për të gjitha klubet. Ky proces është në shqyrtim, por ende nuk ka përfunduar.

    Rasti i ri i Ademit tani është në fazën fillestare. Organizatat sportive kanë kodet etike. Standardet e etikës janë vet anëtarësia që duhet me i apliku.

    Shteti duhet me u bazu, me e marrë një aktgjykim të formës së prerë që është dënues edhe me i thënë që ti nuk mundesh me qenë kryetar i federatës, nuk të licencojmë ose ta revokojmë licencën”, tha Çeku.

    Artikuj të ngjashëm

    FFK merr masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve: Ademi kërkon veprim konkret nga Këshilli Mjekësor

    Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli

    10 klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.