Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    08/05/2025 23:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njësia e antidrogës në rajonin e Prishtinës njofton se ka ndërmarrë veprime operative në kuadër të rastit të koduar “Banakieri” me qëllim të luftimit të shpërndarjes së drogës në nivel rrugor.

    Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetet e shpërndarjes së substancave narkotike. Arrestimet janë kryer në lagje të ndryshme të Kryeqytetit pas një pune hetimore disamujore. Njofton policia.

    “Gjatë kontrollit trupor dhe në lokacione të dyshuara janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Në total janë konfiskuar rreth 626 gram marihuanë, një cigare e mbushur me të njëjtën substancë, para të gatshme dhe pajisje për matje dhe paketim. Vlera e tregut e substancës së konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 3,000 euro”, thuhet në njoftim.

    Njësia e Forenzikës Rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes për të dokumentuar dhe konfiskuar provat materiale.

    Pas procedurave të nevojshme, të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e policisë për intervistim.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, vijon njoftimi i PK-së.

    Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë

    Artikuj të ngjashëm

    I shpërtheu vetura private në oborrin e QKUK’së, Hajdari: S’kam obligime ndaj askujt

    Digjet një vilë në Brezovicë, Policia jep detaje

    Policia jep detaje për 44 vjeçarin që vrau vetën aksidentalisht!

    Të Fundit

    Kryeministri i Spanjës: Izraeli duhet të përjashtohet nga Eurovision-i

    Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

    Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

    Votat e diasporës përmbysin renditjen e kandidatëve të PS-së në Lezhë

    Sveçla: Po bëhet politikë me punëtorët – faji i dyanshëm

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.