Një person është gjobitur nga policia e Kosovës për kundërvajtje në komunikacion.
Sipas njoftimit të policisë, i riu duke vozitur një motocikletë me shpejtësi të madhe në rrugët e fshatit Studenicë, Komuna e Istogut ka rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.
“Sipas të dhënave zyrtare, personi në fjalë është kapur duke vozitur një motocikletë, në rrugët e fshatit Studenicë, Komuna e Istogut. Për më tepër, ai ka bërë veprime të rrezikshme gjatë ngasjes, duke u bërë rrezik i drejtpërdrejtë për vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit, i njëjti bënte veprime të rrezikshme në komunikacion duke ngasur motoçikletën vetëm në njërën rrotë si dhe veprime të tjera të cilat kanë rrezikuar vetën dhe pjesëmarrësit të tjerë në komunikacion.
“Njësia e Komunikacionit Rrugor DRP-Pejë, ka identifikuar shkelësin dhe i ka shqiptuar një gjobë sipas ligjit. Policia falënderon qytetarin që ka raportuar rastin dhe apelon për bashkëpunim të mëtejshëm, duke kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë ligjin, për të garantuar siguri për të gjithë”, thuhet në njoftim