Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I mituri që dyshohet se vrau policin Lika kishte urdhër arrest aktiv që pesë muaj

    23/04/2025 21:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga nëntori i viti 2024 zyrtarët policor në Kaçanik e Drejtorit Rajonale Kufitare kishin në dorë urdhër arrestin ndaj Rejhan Belës, tashmë i dyshuar kryesor për vrasjen e policit Muhamet Lika.

    I njëjti ishte i dënuar për veprën penale të dhunimit, por nuk kishte shkuar për ta vuajtur dënimin, çka ka bërë që Gjykata themelore në Ferizaj të lëshojë urdhër arrest më 14 nëntor të 2024.

    “Sa i përket pyetjes për të miturin e cila ka qenë në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i cili aktvendim është bërë i plotfuqishëm më date 18.09.2024, ndërsa pasi i mituri nuk është paraqitur vullnetarisht për ta vuajtur masën, gjykata më date 14.11.2024 ka lëshuar urdhëresë për dërgimin me force të të miturit për mbajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, kjo urdhëresë është dërguar në Stacioni Policor në Kaçanik dhe Drejtorive Rajonale Kufitare dhe e njëjta është sipas fletkthesës është pranuar më date 18.11.2024”, ka njoftuar gjykata.

    Por, ky urdhër kishte mbetur pa u zbatuar dhe i mituri u arrestua vetëm pas pesë muajsh, tani si i dyshuar kryesor për vrasjen e zyrtarit policor Muhamet Lika.

    Artikuj të ngjashëm

    Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    Plagoset aksidentalisht një person në Mitrovicë të Jugut, të dyshuarit i konfiskohet revolja me 41 fishekë

    Të Fundit

    “Durante İyi Bahis Empieza Online Casino Platformu

    NYT: Izraeli beson se SHBA po përgatitet për sulm ndaj Iranit – mund të ndodhë brenda pak ditësh

    Zëvendëspresidenti amerikan: SHBA nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt në Iran

    Bajrami i fton në ballafaqim televiziv Kurtin dhe Rizvanollin: Keni rënë kokë e këmbë – s’ka propagandë që ju mbron më

    Reuters: ShBA-ja zhvendos bombarduesit B-2 në Guam, ndërsa Trumpi shqyrton sulmet ndaj Iranit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.