Ai është njeriu më misterioz i skenës shqiptare. Një figurë hermetike që kurrë nuk e ka bërë jetën e tij private pjesë të lajmeve. Deri më sot.
Lajmi i momentit vjen pikërisht nga Unikkatil: Reperi legjendar dhe gruaja e tij Valbona, i kanë dhënë fund martesës.
Ky nuk ka qenë një thashethem i zakonshëm. Përkundrazi, ka qenë një “sekret” i ruajtur me fanatizëm dhe i ditur vetëm nga rrethe shumë të ngushta. Një ndarje e cila, tashmë, po konfirmohet.
Por… historia nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm gjysma e saj.
Burime ekskluzive të Prive By LS bëjnë me dije se ndarja ka kohë që ka ndodhur, dhe lideri i TBA është tashmë në një kapitull tjetër. Ai është prej kohësh në një lidhje të re dashurie… dhe thuhet se është shumë i lumtur.
