Videot intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila vijojnë të qarkullojnë në internet, ndërsa Policia shqiptare ka nisur hetim kryesisht për publikimin dhe shpërndarjen e tyre.
Avokati Ledio Braho, foli në A2CNN, për aspektin ligjor të çështjes dhe mundësinë e bllokimit të materialeve intime.
Braho tha se viktimat e cenimit të privatësisë mund t’u drejtohen institucioneve të drejtësisë, ndërsa theksoi se bllokimi i videove në internet është një proces shumë i komplikuar në aspektin teknik.




