Situata aktuale me videot intime të personazheve publikë të shpërndara në rrjet është komentuar edhe nga mikja e Monika Lubonjës.
Ema Andrea në një moment tregoi se ka kontaktuar me Lubonjën dhe u shpreh se ‘është më shumë se e gjunjëzuar’.
“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, tha Ema Andrea.
