Dy ditë pasi mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë, Ylli Dervishi, i njohur si Buci, dhe partnerja e tij, Verona, kanë ndarë me ndjekësit fotografi të vogëlushit.
Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, çifti ka zbuluar portretin e djalit të porsalindur, të cilin e kanë quajtur Arden.
“Ti e bëre familjen tonë të plotë, Arden”, kanë shkruar ata krahas fotografive të publikuara nga ambientet e spitalit.
Postimi është shoqëruar me urime të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe personazhet e njohura të ekranit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe jetë të gjatë vogëlushit.


