Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Nën hetime për pastrim parash, reagon Xhensila Myrtezaj: S’do të lejoj të njolloset figura ime, të ardhurat e mia janë të ligjshme

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 19:36
Nën hetime për pastrim parash, reagon Xhensila Myrtezaj: S’do të lejoj të njolloset figura ime, të ardhurat e mia janë të ligjshme

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj këngëtares Xhensila Myrtezaj, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të pastrimit të parave, në një vlerë prej afro 6 milionë lekësh të reja.

Pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me këtë çështje, këngëtarja ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë, ku ka mohuar fshehjen apo mosdeklarimin e të ardhurave. Ajo pretendon se të gjitha të ardhurat e saj burojnë nga aktiviteti artistik, janë të ligjshme dhe janë faturuar në sistemin tatimor shqiptar.

Myrtezaj ka kundërshtuar raportimet mediatike, duke paralajmëruar se ndaj kujtdo që publikon, siç thotë ajo, informacione të pavërteta për të, do të ndërmarrë veprime ligjore.

Në deklaratën e saj, këngëtarja ka theksuar se akuzat nuk përbëjnë vendim gjykate dhe ka rikujtuar parimin e prezumimit të pafajësisë. Ajo ka bërë të ditur se, së bashku me studion ligjore që e përfaqëson, do të paraqesë dokumentet dhe provat për të dëshmuar ligjshmërinë e të ardhurave të saj.

“Ditët e fundit, në rrjetet sociale dhe në media janë përhapur lajme për disa akuza të ngritura ndaj meje. Akuzat lidhen me mungesën dhe pasaktësitë në dokumentacionin për të ardhurat e mia, të cilat janë verifikuar nga organet tatimore për periudhën 2023-2024.

Nuk mund të pranoj dhe nuk mund të toleroj që mbi emrin tim të ndërtohen tituj dhe shkrime për klikime.

Me publikun kam ndërtuar një marrëdhënie që e çmoj shumë prej vitesh. Për këtë arsye, kësaj situate do t’i përgjigjem me qetësi dhe vendosmëri. Dinjitetin tim do ta mbroj me të njëjtën vendosmëri me të cilën do të mbroj qëndrimin tim.

Deri më sot kam zgjedhur të hesht. Mjaft me përdorimin e emrit tim për klikime dhe përfitime. Ndaj kujtdo që shpik ose përhap të pavërteta për mua, do të veproj në rrugë ligjore. Do ta bëj këtë me qetësi dhe vendosmëri, në mbrojtje të emrit dhe të dinjitetit tim.

E drejta për mbrojtjen e dinjitetit, të emrit dhe të imazhit tim garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga ligji. Askush nuk ka të drejtë t’i cenojë ato me tituj të pavërtetë.

Unë nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Të ardhurat e mia janë të ligjshme dhe vijnë nga veprimtaria artistike që ushtroj prej shumë vitesh. Ato janë faturuar përmes subjektit tim tatimor dhe janë lehtësisht të gjurmueshme në sistemin bankar.

Me aktet dhe provat zyrtare që disponojmë, së bashku me studion ligjore që më përfaqëson, do të provojmë vërtetësinë e të ardhurave të mia dhe do të kundërshtojmë çdo akuzë dhe pretendim të ngritur ndaj meje.

Figurën time publike e kam ndërtuar për më shumë se një dekadë me punë, sakrifica dhe korrektesë ndaj publikut, shtetit dhe ligjit. Karrierën time e kam ndërtuar me punën artistike dhe me respekt për publikun. Nuk do të lejoj kurrë që figura ime të njolloset nga tituj mediatikë të paverifikuar dhe të pavërtetë.

Akuzat që ngrihen nuk janë vendime gjykate. Kërkesa e prokurorisë për deklarime të pasakta përmban pretendimin e njërës palë. Unë prezumohem e pafajshme derisa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, sipas nenit 30 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Titujt që e paraqesin evazionin si fakt të provuar e shkelin këtë parim.

Të ardhurat e mia janë faturuar në sistemin e shtetit shqiptar. Nuk ka mosdeklarim të të ardhurave. Nuk mund të fshihet ajo që ndodhet në sistemin e vetë administratës sonë tatimore.

Akuzat që ngrihen nuk kanë të bëjnë me pasuri të krijuara prej meje. Shkrimet për “fshehje pasurie” apo për “blerje pronash me burime të pajustifikuara” janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

Kam bashkëpunuar plotësisht me organet tatimore dhe me organet e drejtësisë dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, duke u vënë në dispozicion çdo dokument që kërkojnë për zbardhjen e së vërtetës.

Çdo titull i pavërtetë dhe çdo foto e imja e përdorur për të ilustruar një akuzë të paprovuar më shkakton dëm moral, profesional dhe familjar. Emri im nuk është material për klikime. Jeta ime, puna ime dhe familja ime preken drejtpërdrejt nga këto publikime të pasakta.

U kërkoj mediave dhe portaleve të mos përdorin emrin dhe figurën time në tituj që nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Nuk do të bëj më komente publike. Përgjigjen time do t’ua jap organeve të drejtësisë, ku do të paraqes provat se çdo e ardhur e imja është e ligjshme dhe e deklaruar sipas ligjit.”, shprehet Xhensila Myrtezaj.

myrtezajardhuratxhensila

Më shumë nga Magazine

  • 17:12Max Amini mbërrin në Shqipëri, komediani vlerëson shqiptarët: Keni një energji të mahnitshme
  • 23:25Valdrina thotë se bota është e sheshtë: Me kanë e rrumbullakët, ishim rrëzu
  • 22:32"Puthe, puthe", Anjeza dhe Sharri rrugës për t'u bërë çift?
  • 20:51Ditë pasi u bënë prindër për herë të dytë, Verona dhe Buci zbulojnë portretin e djalit
  • 20:48Egli pas disa muajve i rikthehet palestrës, shfaqet në këtë gjendje