Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

U tha se ishte pjesë e videove, reagon Antonela

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 17:18
U tha se ishte pjesë e videove, reagon Antonela

Antonela Berisha ka reaguar pasi emri i saj është lidhur në rrjet me një video intime, në vazhdën e diskutimeve për materialet që po qarkullojnë lidhur me kompozitorin Adrian Hila. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo ka mohuar kategorikisht se është personi në pamje, duke publikuar edhe një fotografi për të mbështetur sqarimin e saj.

“Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar Antonela.

Ajo ka renditur disa dallime fizike që, sipas saj, rrëzojnë pretendimet. Antonela thotë se vajza në video ka gjatësi dhe strukturë trupore të ndryshme, si dhe një nishan në qafë që ajo nuk e ka. Ndërkohë, ka publikuar një foto të barkut, duke treguar nishanin pranë kërthizës, i cili, sipas saj, mungon te personi në pamje.

Në një postim tjetër, ajo ka përmendur edhe një detaj shtesë: sipas Antonelës, vajza në video mban unazë martese.

Përtej mohimit, Berisha ka theksuar se kundërshtimi i saj lidhet me identifikimin e rremë dhe jo me paragjykimin e jetës intime.

“Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Problemi nuk është çfarë përmban videoja, problemi është që po më atribuohet mua diçka që nuk është e imja”.

Antonela ka paralajmëruar gjithashtu se personat apo faqet që vazhdojnë ta identifikojnë si vajzën në video do të mbajnë përgjegjësi për publikimet e tyre. Reagimin e ka shoqëruar edhe me një mesazh kundër cenimit të privatësisë:

“Të bësh seks nuk është turp. Është pjesë normale e jetës së çdo të rrituri. Turp është të publikosh, shpërndash apo komentosh materiale intime të dikujt pa pëlqimin e tij”.

antonelavideopjesë

Të ngjashme

Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë

Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë

12:49

Më shumë nga Magazine

  • 18:04U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku del me reagim
  • 15:53Kushtrimi merr Aurorën në Nekoc, sonte dasma me shumë të ftuar
  • 13:43U shfaq krah Shakirës në Madrid, Dua Lipa vjen me një postim emocionues
  • 12:25Adelina shfaqet plot stil në paraqitjen e fundit
  • 22:20Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, avokati: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht