Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Rahovec, pasi dyshohet se kishin publikuar video në rrjete sociale duke mbajtur armë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 nëntor 2026.
Pas konsultimit me prokurorin, policia ka kryer bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tre të dyshuarve.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 13 fishekë, si dhe një pushkë snajper me 12 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të të dyshuarve, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
Policia po e trajton rastin për veprat penale që lidhen me mbajtjen e paautorizuar të armëve dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm.