Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Plot 20 këngë nga Melinda! Këngëtarja lanson albumin e shumëpritur

GD
Gazeta Demos30 maj 2026 në 13:19
Plot 20 këngë nga Melinda! Këngëtarja lanson albumin e shumëpritur

Melinda Ademi ka lansuar zyrtarisht albumin e saj më të ri të titulluar “Bad Diva”.

Ky projekt madhor, i cili vjen si një dëshmi e punës së palodhshme dhe kreativitetit të saj, është tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.

Albumi përmban plot 20 këngë të reja, duke sjellë një larmishmëri rrymash dhe mjaft energji.

Përveç këngëve solo ku spikat stili unik i Melindës, “Bad Diva” sjell edhe një listë mbresëlënëse bashkëpunimesh. Për realizimin e këtij albumi, ajo ka bërë bashkë disa nga emrat më të lakuar dhe më të suksesshëm të momentit në tregun vendas, por edhe në atë ndërkombëtar.

Ndër artistët që i janë bashkuar këtij udhëtimi muzikor janë Bardhi, Ronela Hajati, Didine Canon 16, Elinel, Lumi B, Gesko e të tjerë, duke garantuar kështu hite të padiskutueshme për këtë sezon.

Që në orët e para të publikimit, këngët si “Hypnotizu” , “S’jena mo” , “Dance Halla” , “Heke” dhe “Lamborghini” kanë nisur të klikohen masivisht në YouTube dhe platforma të tjera muzikore. Fansat dhe adhuruesit e muzikës e kanë pritur me mjaft entuziazëm këtë rikthim të fuqishëm, duke e cilësuar albumin si një nga projektet më të kompletuara dhe më të suksesshme të karrierës së saj deri më tani.

Më shumë nga Magazine

  • 16:26Klejda bën dush në “BBVK”, bie në sy me linjat trupore
  • 16:23Nga paneli i opinionistëve te mbështetja për një banore, Leonora Jakupi zgjedh të preferuarën në BBVK 5
  • 16:13Motra e Laurent Krasniqit publikon video prekëse në kujtim të tij: Na mungon çdo ditë e më shumë
  • 16:01Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…
  • 21:59“Floktë n’tokë…”, përballja dramatike e Anjezës me Zojën