Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 16:01
Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…

Detaje të reja dalin nga gjyqi në GJKKO për Laert Haxhiun.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, për vendosjen e tritolit në lokalin e tij në qershor të vitit 2022, këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose Noizy, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit ka qenë në gjumë dhe se është njoftuar nga babai i tij.

“Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga prokuroria se çfarë funksioni kishte objekti, ai u përgjigj: “Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash”.

Noizy ka pohuar se e ka ditur se kush ia ka vendosur tritolin.

“E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi, Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. E kam sqaruar mbi 20 herë se përse e ka bërë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetin. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë”, ka thënë këngëtari, shkruan tch.

Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?

Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.

Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?

Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t’u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.

Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?

Noizy: Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?

noizykleviolgjkko

Më shumë nga Magazine

  • 17:59Rina Balaj mahnit me fotosesionin e ri, përmend martesën
  • 17:58Egli fotografohet nga afër, habit me pamjen
  • 17:45Benita ia kthen Elijonës: “Dikush dhez me vallëzime në club”
  • 16:26Klejda bën dush në “BBVK”, bie në sy me linjat trupore
  • 16:23Nga paneli i opinionistëve te mbështetja për një banore, Leonora Jakupi zgjedh të preferuarën në BBVK 5