Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë një dedikim emocional në rrjetin social TikTok, duke kujtuar vëllain e saj, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident më 2 shtator.
Ajo ka publikuar një video-kolazh me fotografi të ndryshme të Laurentit, ku në disa prej tyre shihet edhe vetë pranë vëllait të saj
Krahas videos, Xheneta ka vendosur mbishkrimin “I miss you” (Më mungon), ndërsa në përshkrim ka shprehur mallin për të me fjalët: “Na mungon çdo ditë e më shumë”.
