Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Pas 15 vitesh, ribashkohen “Sulltan Sulejmani dhe Hyrremi”

GD
Gazeta Demos12 mars 2026 në 18:17
Pas 15 vitesh, ribashkohen “Sulltan Sulejmani dhe Hyrremi”

Adhuruesit e serialeve turke po presin një ngjarje të madhe!

Plot 15 vite pas bashkëpunimit të tyre të famshëm në serialin historik “Sulejmani i Madhërishëm” (Muhteşem Yüzyıl), aktorët e njohur Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli do të bëhen sërish bashkë në një projekt të ri kinematografik.

Të dy yjet fituan famë ndërkombëtare me rolet e tyre ikonike si Sulltan Sulejmani dhe Sulltanesha Hyrrem (2011-2014), në një prej serialeve më të suksesshme të prodhuara ndonjëherë në Turqi. Ai u ndoq nga miliona njerëz në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Amerikën Latine, duke u transmetuar në më shumë se 100 shtete. Prej vitesh, fansat kanë kërkuar me ngulm t’i shohin sërish bashkë në një projekt të ri.

Sipas mediave turke, ky ribashkim i shumëpritur do të ndodhë në filmin e ri të titulluar “Pranverë në Imroz” (İmroz’da Bahar). Producenti dhe drejtuesi i Sky Films , Emre Oskay, po udhëheq këtë projekt. Ai arriti të bënte të mundur këtë bashkëpunim pas vitesh të tëra kërkesash nga industria dhe publiku për t’i rikthyer aktorët krah njëri-tjetrit.

Një histori për dashurinë e vonë Regjia i është besuar regjisorit të famshëm turk Özcan Alper, i njohur për filma të vlerësuar me çmime dhe të mbushur me emocione e lidhje të forta njerëzore (si Vjeshta , Nata e Errët , etj.). Kjo e ka rritur edhe më shumë entuziazmin për filmin.

Historia flet për dy njerëz, rrugët e të cilëve kryqëzohen papritur në ishullin Imroz (Gökçeada). Të dy ndodhen në një pikë të jetës ku po përballen me vështirësi personale. Filmi eksploron idenë e një fillimi të ri dhe ngre një pyetje thelbësore: A mund të rikthehet dashuria në një fazë të vonë të jetës? Takimi mes tyre premton të sjellë një “pranverë të dytë”.

Burimet theksojnë se filmi do të fokusohet shumë te një histori e thellë emocionale, dhe natyra e bukur e ishullit do të luajë një rol kyç në krijimin e atmosferës së duhur.

Xhirimet pritet të fillojnë shumë shpejt. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se cila platformë dixhitale apo distributor në Turqi do ta sjellë këtë projekt te publiku. Për momentin, vetëm lajmi i ribashkimit të dyshes Ergenç-Uzerli mbetet një nga ngjarjet më emocionuese në kinematografinë turke. /Prive By Liberta Spahiu

serialet turke

Më shumë nga Magazine

  • 09:52E papritur, rikthehet bashkë dyshja e njohur e showbizit?
  • 17:53Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës së re
  • 16:51S’përmbahet Kaderi, ‘ndez’ rrjetin me këtë pamje
  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës