Këngëtarja Njomza Retkoceri, vajza e artistes së njohur Violeta Kukaj, është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Njomza përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar fotografi të ëmbla familjare, duke prezantuar edhe anëtarin më të ri të familjes.
“Nga 3 në 4…”, ka shkruar ajo krahas fotografive, duke zbuluar se familja e tyre tashmë është zgjeruar.
Njomza ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Nart.
Në njërën prej fotografive, këngëtarja shihet pranë bashkëshortit të saj, teksa të dy përqafojnë dhe puthin foshnjën. Ndërkaq, në një tjetër imazh ka ndarë buqeta me lule dhe dhurata të marra me rastin e lindjes.
