Bella Hadid duket se ka nisur një romancë të re. Modelja 30-vjeçare ka publikuar për herë të parë në Instagram fotografi me partnerin e saj të ri, Nathan Lacy, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.
Çifti u fotografua gjatë një ndeshjeje hokeji të ekipit Colorado Avalanche, të shtunën në mbrëmje.
Në disa prej fotografive, Hadid shfaqet e përqafuar me Nathan, ndërsa në një moment ai e puth me përkëdheli në faqe.

