Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Nuk ishin kamera sigurie” – Eksperti për videot intime të Adi Hilës: Nuk ishin të drejtuara kah kasaforta, po drejt krevatit

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 17:24
“Nuk ishin kamera sigurie” – Eksperti për videot intime të Adi Hilës: Nuk ishin të drejtuara kah kasaforta, po drejt krevatit

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar publikimin e videove intime në rrjete sociale, ku shfaqej kompozitori Adi Hila me figura të njohura të show bizzit, në studion e tij muzikore.

Në emisionin “News24 Fundjavë”, Softa u ndal te mënyra e pozicionimit të kamerave, duke bërë dallimin mes kamerave të sigurisë dhe kamerave të fshehta.

“Kamerat e sigurisë duhet të ndahen nga kamerat e fshehta. Këto të dytat vendosen sepse prona jote mund të rrezikohet apo abuzohet. Kur e përdor si një ambient privat, gjërat ndryshojnë. Kamera ishte e drejtuar drejt krevatit, jo, për shembull, në drejtim të kasafortës”, tha Softa.

Sipas tij, mënyra e orientimit të kamerës ngre pikëpyetje mbi qëllimin e vendosjes së saj.

“Nuk ka qëllime sigurie, por marrje të pamjeve. Fakti që kemi pamje filmike që kanë intimitet, tregon se qëllimi i vendosjes së kamerave ishte i ndryshëm nga ai i sigurisë”, u shpreh eksperti.

Softa foli edhe për mundësinë e hakerimit të sistemit, duke theksuar se në një rast të tillë duhet të përcaktohet mënyra se si është ndërhyrë në sistem dhe pse.

“Nëse flasim për hakerim, duhet të flasim për pse. Kur flasim për hakerim, dikush ka hyrë në sistem dhe ka thyer kodin e sigurisë. Kur personi në fjalë thotë ‘nuk kam pasur filmim’, duhet parë se si është hakeruar”,

Eksperti shtoi se pamjet e kamerave zakonisht ruhen në një sistem arkivimi dhe se nuk është e nevojshme që dikush të jetë duke monitoruar kamerën në mënyrë të vazhdueshme.

“Nuk do të hyjë dikush 24 orë të kontrollojë një kamera që ke vendosur ti. Pamjet janë ruajtur diku si arkivë”, deklaroi Softa.

Duke iu referuar platformës Telegram, ai tha se ekzistojnë grupe ku shpërndahen materiale të marra nga kamera të fshehta dhe se këto pamje mund të përdoren edhe për shantazh.

“Në Telegram ka grupe të hapura që kanë kamera të fshehta për persona të ndryshëm. Pamjet shiten dhe publikohen, përdoren për shantazh”, u shpreh eksperti i sigurisë.

ishinekspertisigurisë

Të ngjashme

Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë, do të vendosen edhe në të gjitha parqet

Prishtina zgjeron rrjetin e kamerave të sigurisë, do të vendosen edhe në të gjitha parqet

09:37

Më shumë nga Magazine

  • 18:04U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku del me reagim
  • 17:18U tha se ishte pjesë e videove, reagon Antonela
  • 15:53Kushtrimi merr Aurorën në Nekoc, sonte dasma me shumë të ftuar
  • 13:43U shfaq krah Shakirës në Madrid, Dua Lipa vjen me një postim emocionues
  • 12:25Adelina shfaqet plot stil në paraqitjen e fundit