Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente nga një mbrëmje në Madrid me këngëtaren kolumbiane Shakira.

Dua ka falënderuar Shakirën për ftesën që t’i bashkohej në skenë për të kënduar këngën “Antología”.

“Ndjeva se ti, unë dhe publiku ishim një”, ka shkruar Dua, duke e cilësuar këtë si një kujtim shumë të bukur që do ta marrë me vete në shtëpi.