Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Rama ka bërë të ditur përmes një postimi se punimet janë duke u zhvilluar në këtë aks rrugor, ndërsa nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me afatet dhe përmasat e projektit.

Punimet për asfaltimin e rrugës synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të qarkullimit për banorët dhe qytetarët që e përdorin këtë rrugë.