Nichi dhe Antoneta, pas një nate të tensionuar, kanë tentuar t’i sqarojnë raportet mes tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Gjatë bisedës, Nichi i tha Antonetës se vallëzimi i saj me Fuegon dhe puthja e dorës nga ky i fundit ia kishin prekur, siç u shpreh ai, “burrninë”.
“Që në atë moment më eskaloi truri, sepse dolën fjalët e mia se këta të dy mundohen të të përdorin ty dhe të më nxjerrin mua keq, e fakti që ti ua jep atë mundësi. Ai tërë kohën tha se ti i ke shkuar për të kërcyer me Fuegon, ndërsa ai, duke kërcyer me ty, më shikonte mua me ironi. Edhe ia arriti qëllimit, sepse ia nisa të bëhesha xheloz, nuk të gënjej.

