Aktoret turke Deniz Çakır dhe Burcu Özberk, të njohura për rolet e tyre në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, janë arrestuar në Stamboll në një operacion të madh policor.
Ato u ndaluan nën dyshimin për posedim droge dhe lidhje me prostitucionin, së bashku me një numër figurash të tjera të njohura nga jeta publike turke
Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit nisi një hetim gjithëpërfshirës që rezultoi në lëshimin e urdhër-arresteve për 35 persona. Policia kishte ndaluar më shumë se njëzet të dyshuar deri të mërkurën në mëngjes në një operacion që synonte luftimin e trafikimit të drogës, prokurimit dhe konsumimit të saj, si dhe krimeve të lidhura me prostitucionin.
Sipas mediave turke, hetuesit mblodhën prova duke analizuar telefonat celularë të konfiskuar dhe pajisje të tjera digjitale dhe gjithashtu morën informacione kyç nga dëshmitarë sekretë. Të gjithë të ndaluarit u dërguan për një ekzaminim mjekësor dhe testim droge përpara se të nxirreshin para një gjyqtari.
