Grupi i njohur humoristik “Stupcat” mund të rikthehet në ekranet televizive përmes një bashkëpunimi të mundshëm me Klan Kosovën.
Pas më shumë se pesë vitesh ndarje, “Stupcat” janë bashkuar sërish, duke ngjallur interes të madh te publiku dhe adhuruesit e humorit të tyre.
Ndërkohë, burime të IndeksOnline brenda televizionit bëjnë të ditur se grupi është në negociata me Klan Kosovën për një projekt të mundshëm televiziv.
