Selin Bollati ka folur për herë të parë pas kurorëzimit të saj si fituese e Big Brother VIP Albania 5, duke ndarë emocionet e para menjëherë pas finales së madhe.
E prekur dhe ende nën efektin e emocioneve të forta, ajo ka rrëfyer për eksperiencën e gjatë 120-ditore brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një periudhë që sipas saj ka qenë e mbushur me surpriza, emocione dhe dinamika të vazhdueshme.
“Faleminderit shumë për këtë intervistë, nuk di të them, kam qenë në një miks emocionesh, jam duke parë familjarët e mi, po mundohem të dalloj çdo fytyrë të njohur që ka ardhur këtu sot për mua, jam edhe në një shok emocional dhe njëkohësisht jam shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore. Ironike është që në 120 ditë, unë mendoja se në izolim do jetoja vetëm 20 ditë, por rezultoi se jetova 120 ditë, tani kam frikë të dal jashtë se u mësova me ato kushte”, tha Selin.
