Këngëtari i njohur, Gold AG ka rrëfyer me shumë emocion momentin kur mori vesh për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ai tregoi se përjetoi një moment të rëndë emocional dhe fizik, duke e krahasuar ndjesinë me një infarkt.
“Nuk e di qysh është ndjenja me pasë një njeri infarkt. Nuk e di ku të dhemb ose ku të shtrëngon, u bllokova dhe nuk munda të marr frymë”, rrëfeu Gold AG për Grida Dumën
Ai tregoi se në ato momente pranë tij ishte edhe djali i vogël, i cili e pyeti se çfarë kishte.
