Frizeri i njohur kosovar, Kaci Lleshi, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e 9 nëntorit.
Ai ka votuar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku pas votimit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votim, duke pasur edhe disa mesazhe për atë që do ta udhëheqë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.
Lleshi ka theksuar se Prishtinës i mungojnë shumë gjëra elementare, nga komunikacioni i rënduar e deri te rrugët e pambaruar, duke shtuar se pret që kushdo që fiton të punojë me dinjitet dhe moral.
