Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një fëmijë të dytë përmes procedurës IVF. Pas katër tentativave të pasuksesshme në Shqipëri, ajo ka vendosur të provojë sërish në një klinikë në Turqi.
Ajo tha se dëshira e saj dhe e partnerit për të pasur një fëmijë tjetër është shumë e madhe dhe se, për sa kohë që trupi ia mundëson, do të vijojë të përpiqet për ta realizuar këtë dëshirë.
Orinda tregoi se tashmë i është drejtuar një klinike në Turqi për këtë procedurë, pasi në Shqipëri ka mbetur e zhgënjyer dhe, siç rrëfeu ajo, është ndier e padëgjuar nga mjekët. Me shpresën te Zoti, ajo pret të marrë lajmin e shumëdëshiruar.
“Po provoj dhe do të provoj akoma. Unë e dua shumë një fëmijë të dytë dhe, për sa kohë që trupi na e mundëson akoma dhe me lutje te Zoti, ajo do të ndodhë. Mendoj se nuk duhet të dorëzohemi.

