Këngëtari i njohur, Yll Limani, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës.
Përmes një postimi në Instagram Story, Limani ka rikujtuar se viktima kishte raportuar më parë dhunë në familje dhe kishte kërkuar ndihmë para se t’i merrej jeta.
“Arlinda Zekaj u vra mbrëmë. Para se me ia marrë jetën, ajo kishte raportu dhunë në familje dhe kishte kërku ndihmë”, ka shkruar këngëtari.




