Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Amos Zaharia rrëfen marrëdhënien që e tronditi: “U detyrova të largohem jashtë vendit”

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 23:44
Amos Zaharia rrëfen marrëdhënien që e tronditi: “U detyrova të largohem jashtë vendit”

Aktori i njohur Amos Zaharia ka bërë një rrëfim të fortë dhe personal gjatë pjesëmarrjes së tij në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur për disa nga përjetimet më të vështira të jetës së tij private.w

Në intervistë, ai preku edhe një marrëdhënie të kaluar, e cila sipas tij nisi si një histori dashurie e bukur, por me kalimin e kohës u shndërrua në një përvojë të rëndë emocionale. Amos tregoi se në fillim ishte tërhequr shumë nga vajza në fjalë, duke e përshkruar si një person me pamje dhe energji që e kishte bërë të dashurohej menjëherë.

Ai tha se në fillim e kishte parë si një “engjëll”, por pas disa javësh kishte nisur të vinte re sjellje që e shqetësonin. Sipas aktorit, vajza herë shfaqej e butë, e dashur dhe mbështetëse, ndërsa herë të tjera bëhej fyese, përçmuese dhe arrogante.

“Fillova të shikoja një identitet të dyfishtë. Herë kjo vajzë ishte jashtëzakonisht e butë, e mirë, e dashur, mbështetëse, nga ana tjetër ishte përçmuese, fyese, arrogante”, u shpreh Amos.

Me kalimin e kohës, sipas tij, situata u përkeqësua edhe më shumë. Aktori tregoi se u përball me momente që nuk i kishte imagjinuar kurrë se mund t’i jetonte, duke shtuar se ajo nisi të bëhej agresive dhe madje t’i bënte keq vetes në praninë e tij.

“Filloi të bëhej me të vërtetë agresive dhe fillonte t’i bënte edhe keq vetes së saj në sytë e mi. Ishte një gjë që nuk e shikoje dot”, tha ai.

Zaharia u shpreh se në një moment e kuptoi se marrëdhënia nuk mund të vazhdonte më dhe se shqetësimi kryesor ishte si ta largonte këtë person nga jeta e tij pa e përkeqësuar situatën. Ai tregoi se kishte kontaktuar edhe familjen e saj, në përpjekje për të gjetur një mënyrë të sigurt për t’u shkëputur.

Sipas aktorit, ndarja ishte shumë e vështirë, pasi personi në fjalë nuk e pranonte përfundimin e marrëdhënies dhe reagonte me agresivitet. Për këtë arsye, ai u detyrua të largohej për një periudhë jashtë Shqipërisë, vetëm që situata të qetësohej dhe lidhja të shkëputej përfundimisht.

“U desh që të ikja jashtë shtetit ca kohë, vetëm që ajo të shkëputej nga jeta ime”, deklaroi Amos.

Në fund, aktori pranoi se nuk është e lehtë të dish si të reagosh përballë një agresiviteti të tillë, duke theksuar se përgjigjja me agresivitet nuk sjell zgjidhje, por vetëm e rëndon më tej situatën

Më shumë nga Magazine

  • 20:52Kush është babai i fëmijës së Afrona Dikës?
  • 20:51Era Istrefi “godet” sërish, publikon këngën “Bad”
  • 19:59Haaland po pushonte në jaht, por një varkë me tifozë iu afrua papritur - reagimi i tij bëhet viral
  • 19:25Edhe në muajt e fundit të shtatzënisë, Xhuli Nura nuk heq dorë nga palestra
  • 18:53Selvije Jao reagon pas ndihmës për Roelin: Jam e lumtur që nuk është vetëm