Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka publikuar një tjetër fotografi në rrjetet sociale, ku si gjithmonë është shfaqur mjaft elegante dhe e kuruar në pamje.
Megjithatë, këtë herë vëmendjen nuk e ka marrë vetëm paraqitja e saj, por edhe një detaj që duket se ka kaluar pa u vënë re gjatë editimit të fotografisë, shkruan IndeksOnline.
Te pjesa e dorës vërehet një deformim i lehtë, që lë të dyshohet se përdorimi i Photoshopit nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm.

