Një moment prekës dhe plot emocione u zhvillua ditën e sotme në ceremoninë e diplomimit të 150 studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Mes duartrokitjeve dhe gëzimit të familjeve për sukseset e të rinjve, skena më e ndjeshme ishte ajo kur prindërit e Arbnora Bashës dhe Antiana Thaqit u ngjitën në skenë për të marrë diplomat e vajzave të tyre.
Të dyja vajzat humbën jetën tragjikisht në mars të këtij viti, në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në lokacionin Domorovc-Hodonovc, në Ranillug.



