Skena të reja po trazojnë ujërat brenda “Big Brother VIP Kosova”, pasi afrimiteti mes Sasa Hodës dhe Kushtrim Kelanit po kthehet në një nga temat më të diskutuara të momentit. Ajo që filloi si një lojë humori, tani po shihet nga shumë sy si një raport që mund të marrë tjetër drejtim,
Gjatë një momenti spontan me banorët, ndërsa prisnin cigaren nga “Vëllai i Madh”, Sasa hodhi një koment që ndezi dyshimet për një pëlqim të mundshëm. “Veç Kushtrimin s’po muj me bë për veti”, tha ajo mes të qeshurave, por me një nënkuptim që nuk u shpëtoi as banorëve, as publikut.
Kushtrimi reagoi në mënyrën më të papritur: duke kënduar me humor vargjet “As i fundit e as i pari”, një përgjigje që krijoi një atmosferë të lehtë flirti dhe e ktheu momentin në një nga skenat më të përfolura të ditës.
