Sipas mediave zyrtari policor që u suspendua pasi mohoi që eskorta e Kurtit u sulmua nga Sami Lushtaku është veteran i UÇK-së.
“Pushteti i Albin Kurtit ka suspenduar rreshterin e Mbrojtjes së Afërt, G.M., pasi ai kishte deklaruar se Sami Lushtaku, më 31 janar 2025, nuk kishte tentuar ta sulmonte eskortën e Policisë së Kosovës”, kështu raporton VOX Kosova nga burimet e veta.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se suspendimi ka ndodhur pasi në RTK u publikua raporti policor lidhur me këtë rast.
E gjithë kjo erdhi pas një deklarate të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në KTV, ku ai tha se kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me veturën zyrtare kishte tentuar të shkaktonte një incident në komunikacion me eskortën zyrtare.



