Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshohet se privoi nga jeta të miturin, vushtrriasi dhe bashkëpunëtori i tij dorëzohen në policinë gjermane

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 08:20
Dyshohet se privoi nga jeta të miturin, vushtrriasi dhe bashkëpunëtori i tij dorëzohen në policinë gjermane

Dy të rinjtë që ishin shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për dyshimin se janë përfshirë në një përleshje ku humbi jetën një 15-vjeçar në Marsberg, janë dorëzuar në polici.

Në mesin e tyre është edhe 23-vjeçari nga Vushtrria, Albin Bejtullahu. Së bashku me bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, ai është paraqitur vetë te autoritetet pas kërkimeve të zhvilluara nga policia gjermane.

Policia e Dortmundit njoftoi të martën në mbrëmje se dy të dyshuarit, 22 dhe 23 vjeç, janë dorëzuar. Më herët, ndaj tyre ishin lëshuar urdhër-arreste nën dyshimin për vrasje të qëllimshme (Totschlag) dhe lëndim të rëndë trupor, shkruajnë mediat gjermane.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 19 shtator, në lagjen Essentho të Marsbergut, pranë një feste private të ditëlindjes. Sipas autoriteteve gjermane, aty ka nisur një përleshje gjatë së cilës një 15-vjeçar nga Dortmundi është goditur me thikë. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në të njëjtën përleshje, një 18-vjeçar tjetër është plagosur rëndë dhe është dërguar për trajtim në spital.

Pas ngjarjes, policia kishte publikuar fotografitë e dy të dyshuarve dhe kishte nisur kërkimet për lokalizimin e tyre. Në operacion ishte përfshirë edhe një helikopter, ndërsa autoritetet kishin bërë të ditur se nuk kishte indikacione për një rrezik të drejtpërdrejtë për popullatën.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat gjermane, dy të dyshuarit janë nga Hamm. Ata janë identifikuar si Alex Olntasi, 22 vjeç, shtetas grek, dhe Albin Bejtullahu, 23 vjeç, shtetas i Kosovës.

Pas dorëzimit të tyre, policia ka tërhequr kërkimin publik.

Të dy pritet të dalin para gjyqtarit të paraburgimit të mërkurën, më 23 shtator, ku do të vendoset për masën e mëtejshme ndaj tyre.

Ndërkohë, hetimet për rastin vazhdojnë. Prokuroria dhe policia po përpiqen të sqarojnë se si nisi përleshja, cili ishte motivi i saj dhe çfarë roli ka pasur secili prej dy të dyshuarve në ngjarje.

gjermanedyshohetprivoi

Të ngjashme

Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari

Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari

17:50

Më shumë nga Lajme

  • 08:40I ndahet mirënjohje policit Vehap Morina, për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren ku mbet i plagosur
  • 08:20Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
  • 07:54Kallas pas takimit veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin: Marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë të detyrueshme
  • 07:44Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij
  • 07:39KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës